01
Qasje më praktike
Ne e bëjmë filtrimin e ujit më të lehtë për familje dhe biznese. Klienti nuk ka nevojë të blejë pajisjen menjëherë, të bartë ujë apo të merret vetë me mirëmbajtje.
Mëso më shumë
01
Ne e bëjmë filtrimin e ujit më të lehtë për familje dhe biznese. Klienti nuk ka nevojë të blejë pajisjen menjëherë, të bartë ujë apo të merret vetë me mirëmbajtje.
Mëso më shumë02
Nga konsultimi deri te instalimi, ekipi ynë ju ndihmon të zgjedhni sistemin që i përshtatet hapësirës tuaj. Çdo zgjidhje rekomandohet sipas përdorimit real.
Shërbimet03
Punojmë me produkte nga prodhues evropianë, me fokus në përdorim të përditshëm, instalim të rregullt dhe mirëmbajtje të thjeshtë për klientin.
Produktet
PSE TË NA ZGJIDHNI
01
Sistemi instalohet nga ekipi ynë dhe përshtatet me hapësirën tuaj. Pas instalimit, pajisja testohet dhe ju shpjegohet përdorimi në mënyrë të thjeshtë.
02
Filtrat ndërrohen çdo 6 muaj, sipas rekomandimeve të prodhuesit, dhe sistemi kontrollohet sipas nevojës. Ju nuk keni nevojë ta ndiqni vetë mirëmbajtjen ose të kërkoni pjesë veçmas.
03
Punojmë me pajisje dhe filtra nga prodhues evropianë, të zgjedhur për përdorim të përditshëm në shtëpi, banesa, zyra dhe biznese.
04
Ekipi ynë është i gatshëm t’ju ndihmojë profesionalisht për pyetje, këshilla dhe kërkesa rreth përdorimit të filtrit apo mirëmbajtjes së sistemit.
145€
Në vit
Ekip
Përkrahje profesionale
12 muaj
Këste pa kamatë
100%
Kujdes në çdo hap
01
Nuk fillojmë me produktin, fillojmë me nevojën tuaj. E kuptojmë hapësirën, përdorimin dhe buxhetin, pastaj ju rekomandojmë filtrin më të përshtatshëm për shtëpi, banesë apo biznes.
Konsultë Falas02
Merrni sistemin e filtrimit me pakon vjetore All-Inclusive. Instalimi, mirëmbajtja dhe ndërrimi i filtrave përfshihen në një pako të vetme, pa kosto shtesë apo të fshehura.
Si Funksionon03
Ekipi ynë kujdeset për instalimin dhe përshtatjen e sistemit në hapësirën tuaj. Pas montimit, pajisja testohet dhe ju shpjegohet përdorimi në mënyrë të thjeshtë.
Rezervo Instalim04
Shesim filtra, zbutës uji dhe pjesë përcjellëse sipas nevojës së klientit. Ofrojmë gjithashtu servisimin e filtrave ekzistues si pjesë të pakos së shërbimit.
Kërko Zgjidhje05
Pako për zyra, lokale, ordinanca dhe hapësira pune. Sistemi përshtatet sipas numrit të përdoruesve, ritmit të konsumit dhe mënyrës si përdoret uji gjatë ditës.
Për Biznese06
Filtrat ndërrohen çdo 6 muaj, sipas rekomandimeve të prodhuesit, që sistemi të punojë si duhet. Ne kujdesemi për kontrollin dhe mirëmbajtjen periodike, që ju të mos e ndiqni vetë këtë pjesë.
Kërko MirëmbajtjeShërbimet tona
KLIENTËT TANË
Nuk kemi më nevojë të blejmë ujë çdo javë apo të mbajmë shishe në shtëpi. Sistemi është i thjeshtë për përdorim dhe e bën rutinën shumë më të lehtë.
Ekipi na ndihmoi të zgjedhim filtrin e duhur dhe e instaloi pa na krijuar pengesa në hapësirë. Gjithçka u shpjegua qartë pas montimit.
Për zyrën tonë është më praktike se furnizimi i vazhdueshëm me ujë të ambalazhuar. Stafi ka ujë të filtruar gjatë ditës dhe mirëmbajtja është më e lehtë.

UJË I PASTËR ÇDO DITË
Zgjidhje moderne për ujë më të pastër, pa pasur nevojë të blini pajisje menjëherë. Ne kujdesemi për instalimin, mirëmbajtjen dhe filtrat, ju vetëm përdorni ujë më të sigurt çdo ditë.

FAQ
Shumë thjesht: merrni filtrin me qira me pakon All-Inclusive dhe ne kujdesemi për të gjitha.
Qiraja vjetore është 145€, me të gjitha shërbimet të përfshira në çmimin All-Inclusive.
Po, instalimi është i përfshirë në çmim.
Jo. Ekipi ynë kujdeset për ndërrimin e filtrave çdo 6 muaj, sipas rekomandimeve të prodhuesit.
Po. Ofrojmë filtra të ndryshëm, me kapacitete të ndryshme. Na kontaktoni për kërkesën tuaj.
Pranojmë pagesa me para të gatshme dhe kartelë bankare, si dhe pagesë deri në 12 këste pa kamatë përmes bankave.