01
Qasje më praktike
Ne e bëjmë filtrimin e ujit më të lehtë për familje dhe biznese. Klienti nuk ka nevojë të blejë pajisjen menjëherë, të bartë ujë apo të merret vetë me mirëmbajtje.
02
Shërbim nga fillimi
Nga konsultimi deri te instalimi, ekipi ynë ju ndihmon të zgjedhni sistemin që i përshtatet hapësirës tuaj. Çdo zgjidhje rekomandohet sipas përdorimit real.
03
Pajisje të zgjedhura
Punojmë me produkte nga prodhues evropianë, me fokus në përdorim të përditshëm, instalim të rregullt dhe mirëmbajtje të thjeshtë për klientin.
PSE TË NA ZGJIDHNI
01
Sistemi instalohet nga ekipi ynë dhe përshtatet me hapësirën tuaj. Pas instalimit, pajisja testohet dhe ju shpjegohet përdorimi në mënyrë të thjeshtë.
02
Filtrat ndërrohen me kohë dhe sistemi kontrollohet sipas nevojës. Ju nuk keni nevojë ta ndiqni vetë mirëmbajtjen ose të kërkoni pjesë veçmas.
03
Punojmë me pajisje dhe filtra nga prodhues evropianë, të zgjedhur për përdorim të përditshëm në shtëpi, banesa, zyra dhe biznese.
04
Ekipi ynë është i gatshëm t’ju ndihmojë për pyetje, këshilla dhe kërkesa rreth përdorimit të filtrit apo mirëmbajtjes së sistemit.
01
Konsultë dhe Zgjedhje e Filtrit
Nuk fillojmë me produktin, fillojmë me nevojën tuaj. E kuptojmë hapësirën, përdorimin dhe buxhetin, pastaj ju rekomandojmë filtrin më të përshtatshëm për shtëpi, banesë apo biznes.
02
Rentim Mujor i Filtrave
Merrni sistem filtrimi pa e blerë pajisjen në fillim. Pagesa mujore e bën më të lehtë përdorimin e ujit të filtruar, me mundësi për pako të ndryshme sipas nevojës.
03
Instalim Profesional
Ekipi ynë kujdeset për instalimin dhe përshtatjen e sistemit në hapësirën tuaj. Pas montimit, pajisja testohet dhe ju shpjegohet përdorimi në mënyrë të thjeshtë.
04
Filtrim për Shtëpi
Zgjidhje për kuzhina, banesa dhe shtëpi familjare. Uji filtrohet aty ku përdoret çdo ditë, pa blerje të shpeshta, pa bartje të bidonëve dhe pa shpenzime të panevojshme.
05
Filtrim për Biznese
Pako për zyra, lokale, ordinanca dhe hapësira pune. Sistemi përshtatet sipas numrit të përdoruesve, ritmit të konsumit dhe mënyrës si përdoret uji gjatë ditës.
06
Mirëmbajtje dhe Ndërrim Filtrash
Filtrat duhet të ndërrohen me kohë që sistemi të punojë si duhet. Ne kujdesemi për kontrollin dhe mirëmbajtjen periodike, që ju të mos e ndiqni vetë këtë pjesë.
Shërbimet tona
KLIENTËT TANË
Më praktik për përdorim të përditshëm
Nuk kemi më nevojë të blejmë ujë çdo javë apo të mbajmë shishe në shtëpi. Sistemi është i thjeshtë për përdorim dhe e bën rutinën shumë më të lehtë.
Filan Fisteku
Prishtinë
Instalim i shpejtë dhe pa komplikime
Ekipi na ndihmoi të zgjedhim filtrin e duhur dhe e instaloi pa na krijuar pengesa në hapësirë. Gjithçka u shpjegua qartë pas montimit.
Artim Arra
Ferizaj
Zgjidhje e mirë për zyrë
Për zyrën tonë është më praktike se furnizimi i vazhdueshëm me ujë të ambalazhuar. Stafi ka ujë të filtruar gjatë ditës dhe mirëmbajtja është më e lehtë.
ABC Group
Biznes
UJË I PASTËR ÇDO DITË
Zgjidhje moderne për ujë më të pastër, pa pasur nevojë të blini pajisje menjëherë. Ne kujdesemi për instalimin, mirëmbajtjen dhe filtrat, ju vetëm përdorni ujë më të sigurt çdo ditë.
FAQ
Ju zgjedhni pakon që ju përshtatet, ndërsa ne kujdesemi për konsultën, instalimin dhe mirëmbajtjen sipas marrëveshjes. Ju paguani çdo muaj pa pasur nevojë ta blini pajisjen në fillim.
Pakoja bazë fillon nga 0.40€ në ditë, rreth 12€ në muaj. Çmimi final varet nga lloji i filtrit, hapësira dhe nevoja për mirëmbajtje.
Po, instalimi profesional mund të përfshihet në pako. Ekipi ynë e vendos sistemin në hapësirën tuaj dhe ju tregon si përdoret pajisja.
Jo. Mirëmbajtja dhe ndërrimi i filtrave mund të përfshihen në shërbim, varësisht prej pakos që zgjedhni.
Po. Ofrojmë zgjidhje për zyra, lokale, ordinanca dhe hapësira pune ku uji përdoret çdo ditë nga stafi ose klientët.
Pagesa mund të bëhet me para të gatshme, bankë ose kartelë krediti. Për disa pako mund të ofrohen edhe këste deri në 12 muaj pa kamatë.
Kërko ofertë për filtrin që i përshtatet hapësirës tuaj!
Copyright © 2026 Mist